Sot finalja e Këngës Magjike, zbulohen pretendentët për çmimin e madh

0
223

 

 

Mbahet sot nata fina le e edicionit të 18 të “Kënga Magjike”. Si çdo vit tjetër ky festival sjell artistët më të mirë në treg, që janë në garë për një sërë çmimesh, por gara e vërtetë është për çmimin e madh. Të shumtë kanë qenë emrat “big” që kanë marrë pjesë këtë herë, duke sjellë këngët e tyre live. E si në çdo spektakël emri i fituesit përflitej më herët.

Te “Kënga Magjike”, lakohet edhe më tepër emri i fituesit, pasi janë vetë artistët ata që votojnë, ndaj idetë dhe votimin e tyre e shprehin edhe para se të nisë nata finale. “Bluetooth” ka mundur të kontaktojë me disa prej tyre, të cilët kanë folur më shumë për fituesin. Edhe pse nuk kanë dashur të prononcohen zyrtarisht, apo të rrëfejnë pikët e tyre, të gjithë kanë pohuar se Rozana Radi me këngën e saj “Ma thuaj ti”, është pretendentja kryesore për ta fituar këtë çmim dhe nuk ka konkurrencë, duke e cilësuar si më lart se të gjithë të tjerët. Bëhet me dije se votat për Rozin kanë qenë të shumta nga kolegët, të cilët janë shprehur se nuk e kanë pasur aspak të vështirë votimin për këtë vit. “Ma thuaj ti”, pritet të fitojë më shumë sesa një çmim këtë edicion.

“Bluetooth” ka kontaktuar me Rozana Radin, për ta pyetur nëse e pret fitoren këtë vit, duke qenë më e vlerësuara nga kolegët. Këngëtarja nuk ka harruar të thotë se këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura dhe se realisht nuk e pret fitoren. “Jo nuk e pres fitoren, këtë vit ka pasur shumë këngë të bukura” është shprehur këngëtarja. Një tjetër performancë që ka habitur këtë edicion të festivalit ka qenë ajo e këngëtares Arilena Ara, e cila ka ardhur me baladën e saj, “Nëntori”. Momentalisht Arilena është edhe kënga me e klikuar në “You Tube” me plot 3,190,182 klikime. Ndaj një natë e mbushur me çmime pritet të jetë edhe për biondes seksi mbrëmja e sotme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here