Zv/Ministrja italiane paralajmëron Call Center-at: Keni 90 ditë kohë!

0
165

“Mirëmëngjes, jam Sonila, përgjigjem nga Shqipëria, si mund të ju ndihmoj?”. “Po ju falenderoj, por unë preferoj të flas me një operator nga Italia.”

Kështu e nis shkrimin e tij e përditshmja italiane “Corriere Della Sera” në lidhje me ndryshimin e amendamenteve për Call Center, që pritet të prekin edhe Shqipërinë.

“Që nga prilli, ne mund të zgjedhin nëse duam të flasim në telefon me një italian. Legjislacioni, në sajë të një amendamenti të përfshirë në Ligjin e buxhetit të miratuar më 7 dhjetor, do të detyrojë kompanitë të njoftojnë paraprakisht vendin ku ndodhet fizikisht personi për të siguruar se bëhet fjalë për një operator nga Italia, ose nga një vend tjetër të BE-së “. shkruan “Corriere”

Pikërisht në lidhje me këto ndryshime, “Corriere” ka pyetur zëvendësministres e Ekonomisë në Itali Teressa Bellanova,  e cila ka shpjeguar situatën dhe çfarë do të ndodhë.

Sipas zv/ministres Bellanova, kompanive që operojnë jashtë Italisë u është lënë kohë 90 ditë për t’u organizuar dhe zhvendosur nëse ndodhen në territore jashtë BE-së, siç është rasti i Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here