Basha: Parti të mëdha janë ato që kuptojnë sfidat e popullit të tyre

0
215

Partia Demokratike ka organizuar sot ‘Open Day” në kuadër të 26 vjetorit të krijimit të saj. Përpara selisë së partisë, kreu i saj, Lulzim Basha veçoi disa figura si Azem Hajdarin, Sali Berishën dhe Gramoz Pashkon si kontribuues të mëdhenj të kësaj partie, teksa shtoi se ajo ndërmori reforma kurajoze dhe të thella për hapjen e Shqipërisë.

15327497_1326882800696231_1924222509083167039_n

Basha: Partia Demokratike u soll shqiptarëve më shumë liri dhe demokraci i afroi ata më shumë me Evropën. Çfarë do që kemi bërë mirë nuk fsheh ato që kemi bërë gabim. Shqipëria e vitit 1990 dhe ajo e 2016, janë larg njëra-tjetrës, por afër.

26 vite më vonë, e kam fjalë për kalbëzimin. 26 vite më vonë, Shqipëria është përsëri në fundin e një politike të kalbëzuar dhe që ka në thelb interesat politike, ekonomike dhe kriminale në krye të pushtetit. Ka korrupsionin sistem, drogën, sundimin, blerjen e votës. Ky është moçali, ky është kalbëzimi që u nxin jetën çdo shqiptari që u vret shpresën dhe i shtyn përsëri për në arrati njësoj si para 26 vitesh.

Ortakëria mes politikanëve dhe klientëve të partisë ka shkatërruar çdo mundësi për ekonomi të lirë të tregut. Ortakëria mes politikanëve dhe medias e shoqërisë civile ka dobësuar mekanizmat e kontrollit ndaj qeverisë. Etja për të marrë pushtetin me çdo kush ka sjellë kriminelët në majat e pushtetit.

15439991_1326883460696165_5119980651411940765_n

Njerëzit e thjeshtë sot janë të tradhtuar në varfëri.

Sfida jonë më e madhe është kthimi i besimit të njerëzve tek politika. Me këtë barrë të rëndë jemi mbledhur sot në këtë përvjetor. Parti të mëdha janë ato që kuptojnë të përballen me sfidat e popujve të tyre. Sot ndeshemi në një moment të vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. PD ka kurajën të përballet me këtë sfidë. Ne duhet të jemi partia e mundësive për të gjithë.

15492278_1326882330696278_3422436051615600759_n

Basha tha gjithashtu se Partia Demokratike po shkon drejt hapjes së radhëve të saj.

Basha: Hapjen e mendjeve, hapjen e radhëve, hapjen ndaj aleatëve dhe aleancave, hapje ndaj shoqërisë, hapjes ndaj rregullave, hapjes ndaj garës, hapjen ndaj mendimit të lirë.

Duhet t’u ofrojmë shqiptarëve një model të ri të politik-bërjes që nuk mbështetet në furinë e paradave, fasadave, tam-tameve të propagandës, por mbështetet në punën dhe interesit publik.

15390954_1326883630696148_342232183379348822_n

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here