Endri Prifti përgënjeshtron lajmet që qarkullojnë në portale sa i përket këngës “Mirëmëngjes Dashni” kënduar nga Artiola Toska dhe Bruno. Ai shprehet se nuk ka fyer në asnjë moment Artiolën e aq më tepër këngën që ka sjellë në këtë edicion të “Kënga Magjike 2016”. Ndërkohë Bruno i risjell në vëmendje një status të vetë Endri Priftit, ku shkruan ndër të tjera që në festivalin e “Kënga Magjike” ka këngë popullore dhe të vjedhura. Endri nuk e ka pranuar që këtë status e ka për Artiola Toskën. Por duket se ky debat nuk mbyllet me kaq. Në linjë telefonike Flori Mumajesi, i cili është autori i këngës ka reaguar në lidhje me autenticitetin e këngës. Ai shprehet se gara nuk është vetëm një ditë por një jetë dhe ndjehet i fyer nga kjo situatë.
Më herët ky është statusi i Endri priftit i cili u percoll ne media ditet e fundit
Statusi i plotë i Endri Priftit
Nuk e kuptoj, përse përse përse duhet të na dëmtojnë ne. Kemi derdhur djersë gjithë jetën tonë nëpër skena. Ju drejtohem të dashur fansat tanë dhe dashamirësit e muzikës tonë. Ajo që patë mbrëmë (parmbrëmë) në TV, ata zëra aq lart bazës muzikore, nuk varen nga ne, kjo i përket regjisë dhe personave që merren direkt për transmetimin në TV. Ne nuk dimë fare se ç’ndodh në TV. Patjetër që do e theksoj, nuk është gabim, nuk është harresë, ata janë profesionistë në atë punë. Do t’i lutesha Z.Ardit Gjebrea, Producentit të këtij festivali kaq madhështor, gjithë ajo punë e madhe me parametra skenografike europiane, një festival që gjen veten çdokush, shumë i dobishëm për prurjen e këngëve të reja, për talentet e rinj, për gjithçka që ka krijuar këtë patentë kaq origjinale, mos lejoj që dikush aty të sabotojë, ose mbase dhe pa dashje, të keqtrajtojë artistin që shkon tek ky festival për të qenë sa më afër me publikun dhe fansat e tyre. Ky person duhet qortuar, duhet dënuar, duhet vënë para përgjegjësisë për këtë gjë kaq të shëmtuar. Ne jemi ne, nuk na mundni dot se na keqtrajtuat një këngë. Harrojeni. Ne na do populli sepse jemi pranë tyre çdo ditë, çdo javë dhe çdo moment gëzimi për ta. Ne dalim në skenë dhe harrojmë gjithçka kur kapim mikrofonin në dorë. Ne i jepemi pa doreza publikut tonë, ne derdhim ndjenjë, shpirt, djersë në skenë. Le t’i kthehemi të vërtetës gjithandej, jo vetëm në këngë por kudo në këtë vend. Të tregojmë pastërti, të tregojmë ndërgjegjen tonë të vërtetë, të mos mashtrojmë popullin, t’i lemë intrigat, të afrohemi ta shikojmë njëri-tjetrin pozitivisht, të krenohemi kur dikush ecën përpara, të japim buzëqeshje të sinqertë kur i buzëqeshim dikujt, mos i themi pallavra dhe mashtrime këtij populli, të tregohemi realistë dhe drejtpërdrejt për gjithçka, të ruajmë fëmijët nga droga dhe prostitucionet, të luftojmë me djersë varfërinë, për të arritur të ndihemi krenarë dhe të vërtetë. Vetëm kështu mundet të arrijmë një Shqipëri europiane. Unë kështu mendoj signiori e sginiorita. Grazzie mille tutti.