Në gusht të vitit 2002, pesëvjeçari Julian Hernandez u zhduk pa asnjë gjurmë. Babai i tij supozohej se e kishte dërguar në foshnjore atë ditë, por djali kurrë nuk u kthye më në shtëpi
Të dielën, pas 13 vjetësh, Hernandez është gjetur i gjallë në Cleveland, Ohio. Tani ai është 18-vjeçar.
Sipas policisë, babai i djalit, 53-vjeçari Bobby Hernandez, është arrestuar.
Vicki Anderson, një agjent i FBI-së në Cleveland, ka thënë se agjencia kishte marrë një informacion më 30 tetor se një tinejxher lokal mund të jetë fëmija i humbur në Alabama.
Babai i tij është arrestuar me akuzat për rrëmbim.