Siri, rusët bombardojnë, ushtarët e shtetit islamik arratisen

0
174

 

 

Luftëtarët e të ashtuquajturit Shtet Islamik janë detyruar me forcë të largohen nga qendra e qytetit sirian të Palmirës, vetëm pak orë pasi u përpoqën ta rimerrnin atë.Sulmet ajrore ruse detyruan militantët të tërhiqen më në periferi.

Lajmi bëhet me dije nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut. Sipas aktivistëve ushtarët e Al Baghdatit kanë arritur të futen në Palmira, në provincën Homs duke iu afruar spitaleve në periferi.

Shteti Islamik mbajti nën kontroll qytetin e Palmirës, vend i Trashëgimisë Botërore i mbrojtur nga UNESCO, nga maji i vitit 2015 derisa u detyruan të largoheshin prej andej në mars të këtij viti.

Ndërkohë në Alepo nuk kanë të ndalur bombardimet edhe pas deklaratës së ministrit rust e punëve të jashtme Lavrov i cili bëri thirrje për një armëpushim në mënyrë që civilët të kishin mundësi të largoheshin.

Ndërsa OKB konfirmon se qindra burra të moshës 30-50 rezultojnë të zhdukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here