Napoli do ta ketë të vështirë të mbajë Elseid Hysajn për shumë kohë në organikën e saj. Pas sirenave Angleze edhe Inter po e vëzhgon situatën e lojtarit shqiptar që aktivizohet në Seria A.
Vetëm disa javë më parë ka vazhduar kontratën e tij deri në vitin 2020, mirëpo e ardhmja e tij nuk pritet të jetë në Napoli. Mediat italiane kanë shkruar se shqiptari është bërë objektivi madhor i Interit për afatin kalimtar të janarit.
Inter po bëhet gati të ofrojë një shumë të parezistueshme klubit të kaltër, 40 mln euro plus Davide Santon ose Danilo D’ambrosio. Me afrimin e pronarve të rinj Inter nuk e ka më kompleksin e parave.
Hysaj në intervistat e mëparshme e ka shprehur se ëndrra e tij është që një ditë t’ju bashkohej “zikaltërve”. Për atë gjithmonë idhull ka qenë mbrojtësi legjendar i Interit Javier Zanetti dhe një ditë do dëshironte të merte pozicionin e tij në fushë.