Pas deklaratës shokuese dhe notave të fajësimit ndaj të bijës se ishte ajo përgjegjëse për vdekjen e dy fëmijëve dhe burrit të saj, nëna e Marsela Toshit, Mimoza Gremi është bërë protagoniste e emisionit me ‘Zemër të hapur’ në “News 24”.
Ajo ka treguar momentet e tmerrit kur e njoftuan se Naum Toshi kishte mbytur dy fëmijët dhe më pas veten.
INTERVISTA
Ju falënderoj që jeni në këtë studio, pasi pas disa orësh do niseni në Itali.
Mimoza: Prej 18 vite jetoj atje.
Si e morët vesh lajmin?
Mimoza: E mora vesh nga ish-kuanti im. Kisha shkuar për të pastruar një shtëpi.
Çfarë ju tha?
Mimoza: Në fillim më tha që more vesh nga Shqipëria? Jo i thash nuk di gjë. Më mire gjithmonë në telefon. Nuk di gjë. I thash çfarë ka bërë? Më tha, ‘po lërë atë por ka vrarë dhe dy fëmijët’. Nuk dija ca të bëja anë atë moment. U trondita shumë (preket)
Si i përgjigjeni akuzave të Marseles?
Marsela kur ka ardhur te tezja, ajo tallej me ne, në shtatorin e vitit të kaluar, tallej me ne, dhe unë si e ëma e saj, unë haja misra të zier dhe ikja zbathur dhe nuk bëj si ajo, ajo e ka nga papunësia nuk ka punuar kurrë në jetën e saj, kur më ka kërkuar lekë me mesenger unë e kam marr në telefon te numri i Naumit se më kërkoi 300 euro për të blerë syze për cunin e madh dhe ajo nuk donte të fliste, thoshte nuk është mama të flasë me mua, ia kam nisur lekët, i thashë c’të të bëj ty o Naum, ai më ka folur që mos i jep lekë, se jam unë këtu. Unë nuk jam zengjine andej. Kur lindi djalin e dytë Marsela vajta në Greqi dhe aty e takova burrin e Marselës.
Si ishte lidhja me Naumin?
Nuk besoj asnjë gjë nga ato që thotë ajo, ai lloj njeriu nuk prekte me dorë, ai i ledhatonte, ajo i rrihte fëmijët. Kur kam shkuar në Korçë, doja të dija si sillej ajo me Naumin e jo ai me atë, ajo duhanin vu, kur s’kam lekë të ha bukë nuk pi duhan.
Pse keni këtë lidhje të tensionuar?
Se unë i flisja, kur e denoncoi Naumin ajo në Greqi unë i fola
Pse e denoncoi, se e kishte rrahur?
Se ajo iku me një tjetër, më morën në telefon dhe më treguan se ajo kishte ikur