Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:
• Agim Loci 48 vjeç, banues në fshatin Zallë, Fushë-Krujë.
Loci ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.L. 48 vjeçe, banuese në Fushë – Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”parashikuar në nenin 130/a të Kodit Penal.