Kinezët mbajnë fjalën, 100 mln euro të tjera për të marr drejtimin e Milanit

0
214

Ndoshta mund të jetë shtyrë shitja e Milanit te kinezët por vitin që vjen është e sigurtë që Silvio Berluskoni do të dorëzojë “çelsat” tek pronarët e rinj. Kjo tashmë është zyrtare, pasi pala kineze ka derdhur në llogarinë e kompanisë FININVEST një tjetër shumë prej 100 milionë eurosh për të vazhduar procesin e transferimit të aksioneve në pronësinë e tyre.

Grupi “Sino Europe” ka derdhur sot rreth drekës këtë shumë të dytë dhe konfirmimi erdhi nga të dy palët, të cilat kanë caktuar mbylljen e transferimit të aksioneve më datë 3 mars 2017. Me këtë pagesë, shkon në 200 milionë euro shuma që kompania kineze i ka paguar kompanisë së Berluskonit, për të blerë 99,93% të aksioneve të Milanit,. Brenda datës 3 mars 2017, do të paguhen edhe 320 milionë euro të tjera për të mbyllur gjithçka dhe për të konfirmuar “Sino Europe” në krye të klubit italian.

Shuma prej 100 mln eurosh ka një pikëpyetje se ku do të shkojë për shkakun se nga drejtuesit “kuqezinj” kishin premtuar që një shumë e tillë do të shpenzohej në merkaton e janarit. Milani i ka mjaft të nevojshme përforcimet nëse vërtetë synimi i tyre do të jetë kapja e një pozicioni që të dërgon në kompeticionin më me vlerë në Europë, “Uefa Champions League”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here