Rreth orës 19:00, raporton neësbomb.al, te rruga e Liqenit, përballë “Farit”, shoferja e re po udhëtonte me 15km/h pasi kishte bërë pazar pak metra më tutje por befas ka ndjerë një zhurmë të madhe dhe më pas “airbag-un” që t’i përplasej në fytyrë.
Disa djem të ndodhur rastësisht aty kanë nxituar për t’i dhënë ndihmën e parë ndërsa kanë vënë re pustën e ngritur që nuk mund ta gjeje as me magji, pasi mungonte sinjalistika dhe ndriçimi në rrugë.
Sipas raportimit të drejtueses së mjetit në neësbomb.al. skenën e ka parë edhe një polic që thjesht ka qeshur dhe i ka kërkuar të spostojë makinën pasi kishte bllokuar rrugën.
Drejtuesja e mjetit thotë se nuk e ka lëvizur makinën që nga mbrëmë dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për jetën që iu rrezikua si dhe dëmin material që i është shkaktuar makinës së saj.
Por askush nuk ka shkuar të vlerësojë dëmin ndërsa vetëm ditën e sotme është vendosur një sinjalistikë pikërisht në pusetën që mund të ishte shndërruar në “pusetën e vdekjes”, ashtu sikurse gropa e Lungomares në Vlorë që i mori jetën 18 vjeçarit Kristi Panajoti disa javë më parë.