Dylann Roof nuk humbi aspak kohë për ta pranuar se është autori i masakrës në kishën “Emanuel African Methodist Episcopal”, gjatë një seance gjyqësore në Charleston, në Carolinen Jugore.
“Shkova në kishë në Charleston dhe e bëra,” tha Roof, e më pas qeshi, transmeton Express.
“A i qëllove ti ata?” e pyet një oficer Roofin.
“Po,” përgjigjet Roof, dhe qesh përsëri.
I pyetur se sa njerëz i kishte vrarë atë ditë, ai përgjigjet me qetësi: “Nëse hamendësoj, mbase pesë. Nuk jam i sigurt në të vërtetë.”
Në një video të publikuar nga seanca gjyqësore ndaj tij, supermacisti i vetëshpallur e pranon se kishte hapur zjarr me një pistoletë “Glock” të kalibrit 45.
Natën e 17 qershorit 2015, Roof kishte shkuar në kishë, ku dhjetëra njerëz ishin mbledhur për t’u lutur me symbyllur, dhe më pas kishte shtënë ndaj tyre, kanë thënë prokurorët. Nëntë u vranë.
“Nuk u thashë asgjë atyre,” Roof ka thënë për viktimat.
Po pas sulmit? pyetet Roof.
“Nuk fola fare me ta,” përgjigjet ai.
Për ta parë videon, klikoni në këtë link: http://edition.cnn.com/2016/12…