Një konflikt për motive të dobëta ka çuar në plagosjen e një të riu me thikë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.00, në fshatin Barbullush, të Vaut Dejës. I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur 26 – vjeçari me iniciale E.V, i cili u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve zyrtare dyshohet se autorë të kësaj ngjarje janë 28 – vjeçari me iniciale Gj.M. dhe 32 – vjeçari me iniciale Gj.M.
Efektivët e policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.