Dush të ftohtë, paraqitje e vetmuar dhe ‘injorim’ nga liderët e BE. Kështu e kanë përshkuar mediat e huaja paraqitjen e kryeministres britanike Theresa May, pjesë e një samiti që u mblodh sot në Bruksel.
Në këtë video postuar nga “The Guardian” duket se ajo rri e vetme dhe askush nuk e përshëndet.
Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federeica Mogherini shihet duke përshëndetur kryeministrin e Luksemburgut, por as ia hedh sytë britanikes.