Arrestohen dy biznesmenët, do trafikonin kanabis drejt Italisë me gomone

0
170

Gomonet drejt Italisë nuk kanë të mbaruar… Këtë herë policia e Vlorës e ka zbuluar që pa u nisur. Banush Azizaj, 47 vjeç dhe Geron Latifi, 43 vjeç, të dy nga Vlora, janë arrestuar nga policia e qytetit bregdetar. Policia kishte marrë informacione se në plazhet e Zvërnecit po përgatitej një sasi lënde narkotike me qëllim për tu trafikuar në rrugë detare.

Kështu gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin veror të 47-vjeçarit Banush Azizaj, policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike, të vendosur në 5 çanta sportive si dhe në 2 paketime të mbështjella me qese plasmani. Pas peshimit, ka rezultuar se ishin 128 kg kanabis. Po ashtu në lokalin 43-vjeçarit Geron Latifi, është gjetur dhe bllokuar një mjet lundrues gomone, me të cilën ishte planifikuar trafikimi i lëndës narkotike.

Mjeti lundrues, u gjet i çmontuar, me përmasa 3.3 m i gjatë dhe 1.3 m i gjërë, me dy motorë “Mercury” dhe “Yamaha”. Policia thotë se Azizaj dhe Latifi janë të implikuar në veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here