FOTO-LAJM/ Ilir Meta me dy Gjeneralë ; Isa Boletini dhe Gjenerali 98 vjeç, Rahman Parllaku…

0
237

Rrahman Parllaku, gjenerali që luftoi fashizmin dhe sfidoi komunizmin, Hero i Popullit dhe një prej figurave më qendrore dhe emblematike të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare ka zhvilluar sot një takim konfidencial me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta.

Nuk dihet se për çfarë mund të kenë diskutuar, por një gjë është e sigurt, iu ka shkuar gjithçka vaj, pasi edhe në foto shfaqen të qeshur e tepër të çlirët me njëri-tjetrin.

“Heroi i Popullit” Rrahman Parllaku është dënuar dhe burgosur nga diktatura komuniste për pjesëmarrje në të ashtuquajturin “puç ushtarak”, nën akuzën e “krimit dhe tradhtisë ndaj atdheut, sabotimit dhe agjitacionit dhe propagandës me rrezikshmëri të lartë”.

Në bazë të këtyre akuzave u dënua me 25 vjet heqje lirie, nga të cilat 16 vjet e tri muaj i vuajti në burg (nga dhjetori i vitit 1974 deri më 17 mars të vitit 1991), si pjesëtar i të ashtuquajturit “grup i Beqir Ballukut”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here