Më lart janë paraqitur firmat e deputetëve të Partisë Demokratike. Firmat në fotografi janë të PD-së pasi sot kjo e fundit i dorëzoi kryeministrit Rama, kërkesën për shkarkimin e kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Dako është vënë në qendër të akuzave nga opozita pas lirimit me kusht të Lulzim Berishës, pasi bashkia është ofruar ta punësojë pranë zyrave të saj. Deputetët të cilët kanë firmorusr janë: Oerd Bylyklbashi, Gent Strazimiri, Albana Vokshi, Eduard Halimi dhe Igli Cara. Këta deputetë në Kuvendin e Shqipërisë përfaqësojnë qarkun e Durrësit.