Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama, me argumentimin e plotë ligjor, sipas saj, për shkeljet që ka kryer Vangjush Dako si kryetar i Bashkisë së Durrësit.
“Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në Durrës dhe deputetët e këtij qarku kanë dorëzuar dje në zyrën e kryeministrit kërkesën zyrtare për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako, për shkeljet e rënda të ligjit, duke favorizuar lirimin nga burgu të Lulzim Berishës, kreu i krimit të organizuar në këtë qytet”, lexohet në njoftimin e PD-ë.
“Jashtë rasteve të parashikuara në ligj, Vangjush Dako ka garantuar punësimin e Lulzim Berishës. Dako ka kryer shkelje të rënda, duke lëshuar vërtetim për punësim pa u mbështetur në asnjë ligj të Republikës së Shqipërisë”, shtohet më tej në njoftim.