Ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton ka deklaruar se presidenti rus, Vladimir Putin ka ndikuar direkt në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe këtë ajo thotë se e ka përbërë për arsye personale kundër saj.Clinton, e cila foli në një takim me donatorët e Partisë Demokratike në New York, u shpreh se theksoi se motivi i Putin ishin kritikat e saj për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 në Rusi.
“Putin më akuzoi publikisht se po i ktheja rusët kundër, dhe kjo është arsyeja pse ai mbështeti dhe bëri atë që bëri në zgjedhje”, u shpreh Clinton.
Ajo shtoi se Rusia iu kundërpërgjigj për të goditur demokracinë e SHBA-ve.
Fjale e Clinton është publikuar në versionin audio nga gazeta “The New York Times”.
Donatorët e pranishëm në këtë takim ofruan për Clinton rreth 1 miliardë dollarë në fushatën e pasuksesshme për t’u zgjedhur presidente.
Clinton duke theksuar se ajo mori më shumë vota se sa Obama në zgjedhjet e para. Por gjithashtu ajo fajësoi edhe FBI-në për rinisjen e hetimeve pak para zgjedhjeve.
Kandidatja demokrate mori 3 milionë vota më shumë se Donald Trump, por u godit nga vota në shtetet e lëkundura duke sjellë humbjen në numrin e delegatëve në Kolegjin Elektoral./panorama