Tatimet, ultimatum bizneseve të kryeqytetit, zbulohet afati i dorëzimit të inventarit

0
295

 

Dega Rajonale e Tatimeve të Tiranës ka njoftuar bizneset se deri me datën 31 dhjetor 2016 duhet të dorëzojnë inventarin në mënyrë analitike. Në një njoftim të dërguar të gjithë tatimpaguesve thuhet se informacioni në lidhje me inventarin do të jetë prezent në 31 dhejtor dhe me datën 1 janar do të ngarkohet elektronikisht ne e-filling në rubrikën dokumentet e mia. Njoftimi që ka firmën e drejtorit Rajonal Stefanaq Kote cilëson se nësë të dhënat nuk dorëzohen në afatin e kërkuar atëherë tatimpaguesit do të penalizohen me gjobë sipas nenit 126 të parashikuar në ligjin e procedutës tatimore. Tatimet i kanë lajmëruar biznesët në rast të mosrespektimit të afatit për dorëzimin e inventarit përvec gjobës do të jenë objekt i verifikimit nga administrata tatimore e DRT Tiranë. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me herët gjatë këtij viti është pozicionuar në kontrolle me fokus inventaret në kuadër të fazës së dytë të aksionit antinformalitet. Fillimisht biznesëve ju la një hapsirë vetëkorgjigjimi, por në shumë raste procedura nuk funksionoi pasi shumë biznesë janë gjobitur me pa te drejtë nga tatimet në momentin kur kanë deklaruar vetëkorrgjimin. Rastet të tilla janë njoftuar edhe nga raportet rutinë të avokatit të tatimpaguesve. Gjatë këtij viti kontrolli biznesëve me bazë inventarin do të bëhet me bazë risku. Tashmë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar bizneset që kanë informalitetin më të lartë dhe mbi ketë përgjdhje do të bëhet edhe verikimi i bizneseve në lidhje me inventaret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here