Pep Guardiola është parë i qetë në konferencën për shtyp pas fitores me Arsenalin.
Pas këtyre tre pikëve, Manchester City ka rrëmbyer pozitën e dytë në renditje, diçka që e ka gëzuar shumë trajnerin Pep Guardiola, i cili tha se skuadra e tij e meritoi fitoren.
“Është e rëndësishme që tani jemi në pozitën e dytë. Bëmë një ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund. Merituam fitoren dhe jemi të lumtur për këto tri pikë”, theksoi Guardiola.