Ciistiano Ronaldo ka shkruar historinë pas tre golave të shënuar për Real Madridin në finale të Kupës së Botës për klube ndaj Kashimas (4:2)
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë që shënoi tre gola në finale të Kupës së Botës për klube.
Përveç kësaj, portugezi është edhe golashënuesi më i mirë në histori të kësaj gare me 5 gola të shënuar.
Ronaldo është edhe lojtari i parë që fiton kampionatin Evropian (Euro 2016), Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube si dhe Topin e Artë brenda një viti.