Një ditë më parë qarkulloi në media një lajm, sipas të cilit reperi Noizy pasi është konfrontuar me punonjësit e policisë, është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Referuar lajmit të një dite më parë, thuhet se efektivët e rrugores kanë ndaluar reperin e njohur teksa lëvizte drejt Durrësit, dhe i kanë kërkuar dokumentet dhe lejen e drejtimit, por ai ka qenë pa patentë.
Madje, rezultoi se mjeti i tij kishte shumë gjoba të papaguara, dhe nisur nga kjo policia ka kërkuar shoqërimin e tij në Polici. Por Noizy jo vetëm që ka kundërshtuar, por edhe ka fyer punonjësit e policisë, duke u larguar me shpejtësi.
Efektivët e policisë së Durrësit janë vënë në ndjekje të tij.
Por ajo çka ka bërë përshtypje, është reagimi parë i ardhur nga vetë reperi Noizy lidhur me këtë ngjarje.
I kontaktuar nga “RevistaËho.Com“, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar thotë se:
“Nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Jam në Itali për momentin. Kam qenë këtu edhe mbrëmë dhe kam që nga mosha 17-vjeçare që nuk i arratisem më policisë. Vetëm atëherë iu ikja policëve”.
Ka qenë kjo përgjigjja e Noizyt, i cili do të këndojë sonte në një prej club-eve në Firenze.