1 milion $ kush e vret, “tmerri” i ISIS (FOTO)

0
213

ISIS ka vendosur një shpërblim prej 1 milion dollarësh për Joanna Palani, një ushtare kurdo-daneze.

21-vjeçarja, me origjinë nga Kurdistani Irakian por që jetonte në Danimarkë, ishte nisur në 2014-ën nga Europa për tu bashkuar me peshmergët kurdë për të luftuar kundër ISIS.

Ajo i kishte cilësuar terroristët si objektiva shumë të lehtë për tu vrarë në krahasim me ushtarët e Bashar al-Assad.

Joanna Palani 2

Ajo braktisi universitetin dhe studimet për tu nisur drejt qëllimit të saj: luftës për të drejtat e njeriut. Pavarësisht kësaj autoritetet daneze, pasi ajo u kthye nga Lindja e Mesme në vitin 2015, i konfirskuan pasaportën.

Sipas ligjeve të Danimarkës, peshmergët konsiderohen terroristë dhe në këtë mënyrë Palani rrezikon gjashtë muaj burg si dhe heqjen e nënshtetësisë daneze.

Situata është rënduar edhe më shumë sipas mediave në vend, nga shkelja e një vendimi që e ndalonte atë të udhëtonte në Katar./klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here