ALARMË/ 41 të vdekur në Rusi, pinë solucion trupi me metanol në vend të pijeve alkolike

0
212

Autoritetet ruse kanë shpallur gjendje emergjence në një qytet siberian pasi 41 persona kanë vdekur si pasojë e helmimit nga alkooli pasi kishin pirë vaj dushi në përpjekje për të pasur të njëjtin rezultat si pijet alkoolike.

Komiteti Federal Hetues tha se dhjetëra banorë në qarkun Lenin të qytetit Irkutsk janë helmuar me locionin e quajtur Boyaryshnik, pavarësisht paralajmërimit në etiketë se nuk mund të konsumohet në organizëm.

Dhjetëra persona u shtruan në spitalin e Irkutsk, qyteti i gjashtë për nga madhësia në Rusi, me një popullsi prej 1.1 milionë banorë. Kryebashkiaku Dmitry Berdnikov shpalli gjendjen e emergjencës pas mbledhjes me autoritetet lokale, raporton Washington Post.

Dega lokale e Komitetit Hetues në Irkutsk tha përmes një deklarate se 41 persona tyre kanë vdekur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se helmimet janë “një tragjedi e tmerrshme që kërkon vëmendje”.

Helmimet me alkool zëvendësues janë të shpeshta në Rusi. Njerëzit pinë ndonjëherë substanca që përmbajnë alkool dhe janë më të lira se pijet alkoolike kjo për shkak edhe të temperaturave super të ftohta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here