Denoncimi/ “Kushërira e Peleshit kërcënon me thika e maska 10-vjeçarin”

0
342

Ish-kryeministri Berisha ka postuar ditën e sotme në “Facebook” një denoncim të një nëne anonime, e cila thotë se kushërira e Niko Peleshit, dikur nëndrejtoreshë shkolle, kërcënon me thikë djalin e saj 10-vjeçar.
Ajo thotë se fillimisht, zonja në fjalë e ka dhunuar në shkollë, dhe pasi është hequr nga shkolla vazhdon të kërcënoje 10-vjeçarin teksa ai kthehet nga shkolla.

Kjo sipas saj ndodh çdo ditë në qendër të Tiranës, por Policia thotë sipas saj, që djali fantazon.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/705840209576889/?type=3&theater

 

 

POSTIMI

Dhunen ndaj djalit te saj 10 vjeçar nga nje mesuese, kurshurire e Peleshit

-Indiferencen e institucioneve zyrtare ndaj akteve te dhunes ndaj femijes saj! Per me shume lexoni mesazhin e saj! sb

“Pershendetje i nderuar z,Berisha U ne qe po ju shkruaj jam nje zonje nga Tirana Duke pare indiferencen e instuticioneve shteterore vendosa te ndaj me ju shqetesimin tim si nene Po ju shkruaj shume shkurt tabllone.

Djali im 10 vjecar i cili ka nje problem ne zemer, perndiqet sistematikisht nga kushurira e zv kryeministrit Niko Peleshi ,e cila ka qene nendrejtoreshe ne shkollen ku studion im bir ,ne qender te kryeqytetit.

Por eshte hequr nga shkolla me nderhyrjen e Avokatit te Popullit , qe djali te jete i qete nga kercenimet e saj madje “zonjen”e kishte frike gjithe stafi i shkolles nga drejtori deri te roja sepse ajo reklamon me te madhe qe une jam kushurira e zv kryeministrit.

Por dora e kesaj hiene dhe njerezve te saj vazhdon prej nje viti te sulmoj djalin ,sepse “zonja”nuk ja doli dot me shpifjet per kanosje dhe prishje imazhi nga ana ime .Une si nene i pata derguar nje sms -mos guxo te prekesh tim bir me dore .dhe sigurisht kam ndjekur te gjitha rruget ligjore.

Kulmi i sulmeve arrin kur djali sulmohet me thika dhe maska ne qender te kryeqytetit 20 m larg banese. Ky kulm ka vazhduar me sulme te tjera madje deri brenda ne oborrte banesës.

Kam kohe qe bej denoncime ne polici prokurori, por nuk reagon askush per te garantuar mbrojtjen e nje minoreni.

Madje shkohet deri aty sa ,per te mbyllur problemin -thuhet ,qe djali fantazon ,sigurisht sepse eshte lenduar sedra e zvkryeministrit dhe kushurires nga denoncimet e mia per djalin Djali ka kohe qe eshte”. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here