Sot rreth orës 01.35, policia është njoftuar se në fshatin Bulgarec, në biznesin privat (prodhime materialesh ndërtimi) të shtetasit L.L, kanë hyrë dy persona të maskuar dhe të armatosur, të cilët dyshohet se kanë vjedhur një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.