Grabitet një bankë në afërsi të “21 Dhjetorit” në Tiranë. Sipas të dhënave të para mësohet se autorët ishin dy persona të armatosur, të maskuar dhe me kapele.
Autoret mësohet se janë larguar me motor.
Lidhur me këtë ngjarje policia tha: “Rreth orës 08:25, tek një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, kanë hyrë dy shtetas të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar punonjësit e sigurisë së bankës, kanë marrë një sasi lekësh në kasë.
Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është lënë nga autorët
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e personave dhe kapjen e tyre.
Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën përrreth si dhe janë ngritur pika kontrolli”.