Dy orë takim me Ministren e Arsimit nuk i kanë dhënë zgjidhje kërkesës së sindikatave për shpërblimin e fundvitit të mësuesve.
E nëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët, për dhënie e 10 mijë lekëve shpërblim për çdo mësues, përfaqësuesit e sindikatave paralajmërojnë bojkot të mësimit nga 80% e arsimtarëve.
Ky është viti i tretë që mësuesit nuk marrin shpërblim për fundvit. Bazuar në kërkesën e sindikalistëve, fondi për shpërblime përllogaritet të jetë mbi 2 milionë dollarë.