Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë reaguar pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov.
Përmes një postimi në Twitter, ministri Bushati shkruan: “Dënojmë fuqimisht vrasjen e ambasadorit rus në Ankara. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen e viktimës”.
Këtë reagim të Ditmir Bushatit e ka shpërndarë edhe Kryeministri Edi Rama.