Autoritetetet Helene kanë shpallur në kërkim kreun e kësaj organizate, që është një 41-vjeçar shqiptar, aktualisht banues në Shqipëri.
Po ashtu i komunikohet akuza dhe një 29-vjeçari shqiptar, i arrestuar me 28.11.2016 me 133 kg marijuane ne Athine.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 173 kg 349 gram marijuane, 277 gram kokaine, 77.655 euro, 435 dollare, 5 makina, 1 taxi, 4 peshore, 65 fisheke, 1 shkop metalik si dhe 43 celulare.
Për rastin në fjalë po hetohen edhe 113 raste të trafikimit dhe shpërndarjes së drogës që dyshohet të jenë kryer nga kjo organizatë në Greqi.