Fatkeqësitë natyrore/ Dëmshpërblehen 594 familje në Tiranë, ja sa para morën

0
228

Jane shperndare sot demshperblimet per 594 familje ne qarkun e Tiranes, te prekura nga fatkeqesi natyrore, si permbytje, rreshqitje apo djegie banese.

Ne nje aktivitet, ku ishin te ftuara familjet qe perfituan demshperblimin, mbajtur tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, ministri i Brendshem Saimir Tahiri tha se qeveria dhe pushteti vendor do te marre masa per shmangien e fatkeqesive natyrore qe vijne si pasoje e mungeses se investimeve.

“Historia jonë me përmbytjen në këtë zonë nuk duhet të mbyllet me dëmshpërblimet. Historia jonë duhet të fillojë me angazhimin për të rregulluar njëherë e mirë çdo problem që ka zona dhe që sot është premisë që nesër do zoti e nuk ndodh të përmbyteni prapë.

Dhe unë shpresoj, këtë e kemi biseduar shumë herë dhe me kryetarin e bashkisë Erjonin, dhe me kryeministrin Rama, dhe me Ministrin e Financave dhe me këdo tjetër që mund të kontribojë, për të zgjidhur njëherë e mirë historinë e vazhdueshme, përmbytjeve të vazhdueshme, për ju dhe çdo familje në Tiranë.

Ndaj ne sot e nisim me dëmshpërblimet dhe vitin tjetër vazhdojmë me investime konkrete në mënyrë që të shmangim një herë e mirë përmbytjet dhe përmbytjet për ju të jenë një histori e harruar. Do kemi shumë probleme për të zgjidhur bashkë por jo përmbytjet.

Do kemi shumë raste për tu mbledhur bashkë, shumë çështje për t’i trajtuar bashkë, por jo përmbytjet. Ndaj ky është angazhimi jonë. Ju faleminderit pamasë për mirëkuptimin tuaj dhe shpresoj shumë të na keni mirëkuptuar për gjithçka nuk kemi arritur dot të bëjmë, ashtu siç shpresoj shumë që të mos ju mbaroj vullneti dhe forca dhe mbi të gjitha besimi që duhet t’i japim njëri tjetrit për të vazhduar rrugën që kemi nisur bashkë në qershor të vitit 2013”, tha Tahiri

Keto familje jane demshperblyer me para kesh , ne baze te vleresimit qe ka bere nje komision i ngritur per vleresimin e te dhenave ne varesi te demeve.

Vlera maksimale qe perfiton nje familje eshte 682 mije leke (6.8 milion leke)

Vlera minimale 11 mije leke (110 mije leke)./panorama

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here