Bregu rrëfehet për këpucët 1800 euro: Jam natyrë provokative, si i vura në lojë mediat…

0
194

Deputetja Majlinda Bregu nuk iu shmang dot interesimit të studentëve të ekselencës, në emisionin “Vila 24” në News 24, për shkrimet e shumta në media, për veshjet e saj firmato, ndërsa sqaroi edhe rastin e një palë këpucëve të postuara nga vetë ajo në një nga ditët e protestave të opozitës.

majlinda-bregu1

“Unë si natyrë provokative që jam, vura në lojë mediat. Ajo e këpucëve ishte vendimi im i postova pa koment, pa asgjë me një këmbë dhe me kaq lashë. Shoh në të gjitha mediat këpucët, nxorën çmimin, çdo gjë. Pastaj shkrova që më vinte keq që edhe kësaj modeleje iu ngatërruan këmbët në politikë”,- tha Bregu.

Ajo thotë se pasi ka parë lajmin në shumë media ka nisur të qeshë. “Protagonistët e prodhimit të këtij lajmi e ndjenë vetën të vënë në lojë. Ne shqiptarët kemi abuzuar pak me lirinë e shpërndarjes së thashethemit si lajm”,- shton Bregu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here