Policia ka deklaruar se në lidhje me djegien e makinës së Flori Mumajesit po hetohen edhe “sherret” që ka pasur me 3 kolegët e tyre.
Fill pas kësaj këngëtari Endri Prifti, ka reaguar me anë të një postimi në Instagram.
Per këtë rast duket se Endri ka dhënë shpjegimin e tij, duke thënë se vërtet ndodh që të ketë mendime të ndryshme në muzikë, apo edhe shije, por kurrsesi kjo gjë nuk mund të shkojë deri në këtë veprim të shpifur.
Ky është reagimi i plotë i Endri Priftit ne faqen e tij ne Instagram:
”Ju pershendes ne mes te luleve . Mbrekullia vete , po ja degjova deri ketu ne Las Vegas erdhi lajmi . Ne po shijojme disa dite pushimi me miqte tane duke vazhduar me tej , me koncertet tona ne gjith Ameriken e bukur. Per tu cuditur nuk mendoja se do arinin te mendonin deri ketu. Ne kemi lindur edhe ritur se bashku me muziken, i kemi sherbyer dhe na ka sherbyer ne jeten tone. I kemi sherbyer duke studiuar dhe punuar dhe na ka sherbyer per keta qe Jemi dhe per te jetuar ne dashuri me familjet tona, me shoke e me miq, qe gjith jeten japim dhe marim dashuri dhe respect. Ne mund te debatojme per muziken dhe shijet tona, per me teper kur ato i bejme te hapura dhe publike, shprehim mendimin tone te sinqerte per festivalet etj rreth muzikes, por nuk kemi menduar ndonjehere te bejme gjera kaq te cpifura sic po flitet andej per djegien e nje makine. Ne i urojme shendet edhe 10 makina te tjera te kete cdokush ne ate vend , ne e pergezojme dhe i urojme zoti ja shtofte cdokujt te mirat. Keta Jemi ne, kjo eshte e verteta jone, kjo eshte krenaria jone dhe faqe bardhesia jone transparente. Gezuar festat te gjitheve me shendet dashuri e gjith te mirat!”
https://www.instagram.com/p/BOQKAPjAMTA/