LAJMI I FUNDIT/ Ekzekutohet me disa plumba shqiptari në Athinë

0
220

Një shqiptar ka mbetur i vrarë sot në Lutsa, të Athinës. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 10:00, (ora lokale) rrugën Platonos 63 të kryeqytetit helen.

Zougla.gr raporton se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është qëlluar në mes të rrugës në kokë dhe në bark me çifte, pas një sherri me autorin. Nga dëshmitë e banorëve të zonës, mes viktimës dhe autorit, që sipas tyre nuk ishte i zonë, ka pasur një zënkë, e cila përfundoi me disa të shtënash armësh.

Ndër të tjera mësohet se dëshmitarët kishin mbajtur shënim targën e mjetit të autorit, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes pas krimit. Sakaq, policia greke po heton në lidhje me ngjarjen.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here