Me media pa media- Derexheja e marrëdhënies mes kryeministrit me pushtetin e katërt

0
249

Festat e Krishtilindjeve dhe ajo e ndërrimit të viteve, i japin gëzim e hare shumëkujt. Madje edhe klasa politike, e cila njihet për antagonizmin e thellë, ka në këto kohë një tjetër sjellje. Po ashtu edhe marrëdhënia e politikës me medias në këto kohë duket më e ngrohtë, pavarësisht se për një pjesë të mediave në vend e tillë është gjatë gjithë vitit.

Në kuadër të këtyre festave, krerët e institucioneve kryesore në vend organizojnë pritje me mediat, duke përcjellë mesazhet e tyre për pushtetin e katër në vend. Por krejt ndryshe nga çdo vit dhe çdo parardhës i tij, kryeministri Rama e zhvilloi dje takimin e fundvitit me mediat, pa media. Pra në këtë takim munguan kamerat, duke mos e përcjellë për publikun “mesazhin” e kreut të qeverisë për median. Në fakt duket ironike se si një pritje e fundvitit me mediat mos jetë publike, kur të “ftuarit” e eventit janë ata të cilët presupozohen në çdo ditë luftojnë për informimin e publikut dhe rendjen pas së vërtetës. Por krahas efektit të transparencës, në takimin e djeshëm të kryeministrit me mediat u vu re një pjesëmarrje e ulët e të ftuarve.

Thuajse gjysma e drejtuesve të televizioneve e protaleve si edhe kryeredaktorëve të gazetave nuk ishin të pranishëm, një pjesë se ashtu kishin vendosur, dhe një pjesë se nuk ishin ftuar nga kryeministri. E në fakt nuk kisht si të ndodhte ndryshe! Atmosfera në zi e takimit të fundvitit mes kreut të qeverisë dhe mediave ishte e paevitueshme. Prej tre vitesh kur është në pushtet, kryeministri ka nisur një luftë të vërtetë me mediat, duke i konsideruar ato si burim të pavërtetash dhe shpifjesh. Madje kreu i qeverisë nuk ka nguruar dhe ti vendosë një epitet më shumë se fyes pushtetit të katërt, duke folur për “media kazani”.

Sa herë që në televizone, gazetë apo portale publikohen lajme që zbardhin skandale të qeverisë, kryeministri dhe “zogjtë” e tij rendin të theksojnë se kemi të bëjmë me “mediat e kazanit”. Por ndërsa i cilëson si të tilla, nuk nguron të shfaqet më shumë se tre herë live në ditë në television në aktivitete të ndryshme. “Nuk e dua “kazanin” kur më shan, por e kam xhan kur më mbështet”- Kjo do ishte devizia e saktë e qëndrimit të kryeministrit në raport me mediat. Por duket se më saktë marrëdhënien e Ramës me pushtetin e katërt e ka përshkruar aleati në qeverisje, kreu i LSI-së Ilir Meta, megjithëse ky i fundit deklaratën e tij e kishte për politikanët në tërësi. Sipas tij: “Një politikan që ankohet nga mediat është si një marinar që ankohet se e zë deti”. Dhe në fakt “marinari-kryeministër” duket se nuk do i duron më “dallgët’…../standard.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here