Rikthehet Lufta e Ftohtë? Mbyllen kanalet e komunikimit mes SHBA-së e Rusisë

0
249

Kremlini tha të mërkurën se nuk pret që administrata e re në SHBA e kryesuar nga presidenti Donald Trump të ndalojë zgjerimin e NATO-s, për këtë arsye kanalet e komunikimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë janë të “ngrira”.

“Pothuajse çdo kanal komunikimi me SHBA-të është bllokuar. Ne nuk komunikojmë me njëri-tjetrin”- u shpreh zëdhënësi i qeverisë ruse, Dmitry Peskov, raporton agjencia e lajmeve ‘RIA’.

Kujtojmë se kohët e fundit ka pasur përplasje dhe ftohje të marrëdhënieve mes dy vendeve, pas akuzave nga Obama dhe CIA se Rusia ka ndikuar me anë të sulmeve kibernetike në zgjedhjet presidenciale amerikane./bw

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here