E gjitha duket si një shaka nga policia gjermane. Azilkërkuesi tunizian i dyshuar si autori i masakrës së Berlinit rezulton se është arrestuar tre herë brenda këtij viti për dyshime se po planifikonte sulm terrorist, por në fund policia e ka lënë sa herë të lirë.
Pavarësisht se ishte mbështetës i ISIS dhe se kishte marrë armë për stërvitje. Autoritetet gjermane lejuan Ansi Amri që t’u ikte nga duart, ndërsa tani ofrojnë 100 mijë euro për kapjen e tij.
23-vjeçari madje ishte përpjekur që të rekrutonte dhe një bashkëpunëtor për sulmin dhe se edhe për këtë gjë autoritetet ishin në dijeni.
Policia ka bërë me dije se ka nisur një kërkim në të gjithë Evropën për emigrantin që hyri në Gjermani vitin e kaluar.
23-vjeçari gjithashtu rezulton se ka hyrë në Itali në vitin 2012, ku është dënuar me katër vite burg për djegien e një shkolle.