Video në Stop/ 5 mijë lekë për të kaluar kufirin, arrestohet polici

0
211

Pa kaluar 24 orë nga transmetimi në emisionin “Stop”, në Televizionin Klan, policia ka arrestuar efektivin e Pikës Kufitare, në Morinë, 45-vjeçarin Naim Beluli.

Sipas njoftimit zyrtar arrestimi është bërë pasi ai ka përfituar në mënyrë të paligjshme një shumë prej 5.000 lekësh, prej një shtetasi nga Kosova, i cili po kalonte kufirin me mjetin e vet. Ndalimi i policit u bë nga SHÇBA, ndërsa akuzohet për “Korrupsioni pasiv”.

Qytetari kishte të ngarkuar në makinën e tij, disa rroba dhe dy televizorë të vjetër, por polici i pikës doganore i kërkoi atij të shkarkojë mallin.

Polici, për t’i marrë atë që kërkonte, e vë në “sedër” qytetarin duke përdorur shprehjen “A je shqiptar a çfarë je”?/klan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here