Debate në Kuvend – Topalli: Rama gënjeshtar, kryeministri: Jozefin u bëre problem në Europë

0
242

Kryeministri Rama dhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë përplasur në Kuvend. Deputetja e PD e konsideroi kreun e ekzekutivit si një njeri që gënjen dhe se popullin e konsideron budalla.

Në përgjigje, Rama tha se Topalli është bërë problem europian me sjelljen e saj në Kuvend, kur ishte në krye të këtij institucioni.

Topalli: Sigurisht që ti vazhdon të bësh ironi me shqiptarët, ndoshta ti mendon se ata budallenj janë, por të jesh i varfër nuk do të thotë të jesh budalla, të jesh i varfër nuk do të thotë të mos kuptosh hipokrizinë, të gënjesh nuk do të thotë se je lidër, ti je vetëm një gënjeshtar.

Rama: U bërë problem europian me mënyrën banale sesi e drejtoje kuvendin. Tani vjen këtu sa e merr fjalen dhe thua ishim më mirë kur ishim më keq dhe i kërkon ti bashkë me të gjithë ju në këtë krahun këte, llogari kësaj qverie për të gjitha plagët dhe pasojat e rrënimit të keqqeverisjes suaj. Vjen këtu dhe flet për varfërinë a thua se varfëria lindi në 2013, ndërkohë që po ti referohesh fakteve patjetër që Shqipëria ka varfëri, por faktet dhe raportet e bndërkombëtarëve flasin për një trend rënës të varfërisë.

Shqipëria ka papunësi, por faktet dhe raportet e organizatave ndërkombëtare flasin për rritje të punësimit. Shqipëria ka nevojë për një rritje ekonomike edhe më të lartë, por faktet flasin ndryshe edhe shifrat e përputhura me organizatat ndërkombëtare thonë se ekonomia rritet midis 3.3-.35 %.

Po të njoftoj dy dhe gjithë opozitës së dëshpëruar se shumë shpejt përpara mbylljes së vitit do të lancojmë një program investimesh dhe objektivi ynë për të cuar rritjen ekonomike mbi 5% do ta bëjmë realitet./oranews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here