Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi sot në Parlament se Agron Sojati i shkarkuar për shkelje nga detyra si drejtor i Antiterrorit në Policinë e Shtetit, është emëruar në Kryeministri këshilltar kombëtar i Antiterrorit.
Këtë akuzë e mbështet edhe Mit’hat Havari, ish-drejtor i Policisë së Tiranës në kohën kur qeveriste Ilir Meta.
Në një status në Facebook, Mit’hat Havari shkruan se Agron Sojati është shkarkuar disa herë nga detyra për shkelje.
“Degjova Sali Berishen tani live ne parlament i cili akuzoi kryeministrin se ka emeruar prane kabinetit te tij keshilltar per sigurin dhe luften kunder terrorrizmit Agron Sojatin . Dr Berisha ngriti akuza kunder Sojatit se eshte nje oficer me dritehije ne karieren e tij ne policin e shtetit , i larguar disa here nga detyra me akuza deri ne shperdorim detyre .
Une e njoh Sojatin dhe akuzat e ngritura nga ish kryeministri jane te drejta . Se kuptoj perse kryeministri zgjedh zyrtar te tille me probleme , kur policia e shtetit ka zyrtar te paster dhe te afte profesionalisht sa te duash ?!”, thotë ish-drejtori i Policisë së Tiranës.