Rreth orës 13:00, në autostradën Durrës Tiranë, në afërsi të tregut Agro -Ushqimor, drejtuesi i automjetit toyota, shtetasi G. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, i pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme.