Mesa duket disa amerikanë nuk do “gëlltisin” kurrë faktin se President i Amerikës për katër vitet e ardhshme do të jetë Donald Trump. Kjo pasi incidentet me te dhe familjen e tij nuk kanë fund.
Një pasagjer i avionit që ishte gati për t’u nisur nga aeroporti i New York, ka debatuar ashpër me vajzën e Presidentit, Ivanka Trump.
“Yt atë po shkatërron vendin. Pse Ivanka është në avionin tonë? Duhet të jetë në një fluturim privat”, i tha pasagjeri Ivankës e cila ndodhej me tre fëmijët e saj dhe i injoroi komentet.
Pas sulmeve të tjera fyese, ekuipazhi u detyrua të dëbonte nga avioni pasagjerin e pasjellshëm.
“Vendimi për të dëbuar një pasagjer nuk është i lehtë. Nëse një klient shkakton konflikt në avion, i kërkohet të zbresë për shkak se situata mund të agravohet. Kompania jonë mundësoi që pasagjeri të udhëtonte me fluturimin e parë të mundshëm tjetër”, thuhet në një deklaratë të kompanisë ajrore “JetBlue Airways”.