Një maturante, nga selia e PD-së, iu drejtua sot me pyetje direkte kryeministrit Edi Rama, për të treguar arsyet se përse nuk e shkarkon kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshin.
Sipas maturantes Anilda Sulejmanaj, duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve dhe po inkurajon drogën dhe trafikantët.
Maturantja Anilda Sulejmanaj pyet kryeministrin
Jam Anilda 18 vjeç.
Dua të pyes sot Edi Ramen, pse nuk e shkarkon Elvis Rroshin nga Kryetar Bashkie?
Nuk i mjafton Edi Ramës ajo që Elvis Rroshi ka bërë? Nuk i mjafton dënimi nga drejtësia europiane për përdhunim dhe trafik droge?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon dhunuesit e grave dhe të fëmijëve?
A e ka menduar Edi Rama se duke mbrojtur Elvis Rroshin po inkurajon drogën dhe trafikantët?
Cfarë tjetër duhet të ndodhë që kryeministri të mbajë një qëndrim?