Tramezzani merr me vete Armando Sadikun, presidenti i Luganos tregon bisedimet (FOTO)

0
197

Armando Sadiku mund të kthehet në janar në elitën e futbollit zviceran, te ekipi i Luganos. Konfirmimi vjen nga presidenti i këtij klubi, Anxhelo Renceti, i cili për mediat zvicerane sqaroi se sulmuesi ka dëshirë që t’i bashkohet Paolo Tramexanit, me të cilin ka shumë miqësi.

CHALLENGE LEAGUE, NATIONALLIGA B, NLB, LNB, MEISTERSCHAFT, SAISON 2012/2013, AC BELLINZONA, ACB, FC LUGANO,

“Ai dëshiron të vijë, është shumë mik me trajnerin tonë ndaj do të bëjmë një tentativë për ta realizuar. A kemi folur? Po, me futbollistin, por jo në nivel klubesh”, shpjegoi ai.

Sadiku ka veshur fanellën e Luganos në vitet 2012-2013, duke realizuar 24 gola në 43 ndeshje me këtë skuadër, gjë që i dha mundësinë më pas të transferohej te Zyrihu. Me sa duket, sulmuesi shqiptar kërkon të bëjë rrugëtimin invers qoftë edhe në formën e huazimit, por klubi që zotëron kartonin e tij ka fjalën e fundit në këtë aspekt.

“Djaloshi do të dëshironte shumë të kthehej, trajneri ynë e dëshiron, ndërsa në do ta prisnim me krahë hapur. Por gjithçka varet nga strategjia e Zyrihut, nëse mendojnë se kanë nevojë për shërbimet e tij në këto muaj të mbetur apo nëse mendojnë se kanë distancën e duhur nga ndjekësit në kategorinë e dytë dhe mund ta kalojnë te Lugano që të ketë shikueshmëri më të madhe dhe t’i rritet edhe më shumë vlera në perspektivë të merkatos”, tha Renceti.

Sadiku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here