Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë ku mbeti i vdekur punonjësi i Policisë së Burgut të Fushë-Krujës.
Nga hetimet, policia ka gjetur në Shkafane, Ishëm të braktisur mjeti që ka përplasur për vdekje V.D., 50 vjeç. Mjeti është tip BMW, seria 5 E60 , me targa AA 903 OV.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e aksidentit vdekjeprurës dhe po punon për kapjen e tij. Ai është A.P., 27 vjeç, banues në Krujë.