Zbulohet video ku autori i masakrës në Berlin zotohej për aleancë me ISIS

0
155

Terroristi i sulmit në Berlin Anis Amri u qëllua për vdekje nga policia në Milano të Italisë orët e para të mëngjesit të sotëm. Tuniziani nxorri një armë nga çanta e tij, thirri “Allahu Akbar” dhe hapi zjarr ndaj dy oficerëve të policisë, duke e goditur njërin në shpatull, përpara se ta qëllonin për vdekje.

Disa orë më vonë, një video online u zbulua ku Amri i zotohej Shtetit Islamik për aleancë dhe betohej se “do t’i therte të pabesët si derra”.

Amri ishte në arrati prej katër ditësh që pasi kreu sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 12 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Fanatiku 24-vjeçar i ISIS u ndalua nga një patrullë policore në periferi të qytetit italian të Milanos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here