Terroristi i sulmit me kamion në Berlin, ku mbetën të vrarë 12 persona dhe 48 të tjerë plagosën, “tallej” me kufijtë e hapur të Europës para se ai të qëllohej për vdekje nga policia në Milano pas 4 ditësh arrati, shkruan Daily Mail.
Anis Amri me sa duket ishte në gjendje të udhëtonte pa pengesa për rreth 1000 milje nëpër të paktën tre vende. Pa pasur dokumenta udhëtimi, Amri ishte i aftë të hynte e dilte në Gjermani, Francë dhe Itali.
Vetëm pas një kontrolli rutinë për kartën e identitetit nga një polic i ri në periferi të Milanos, arriti të neutralizohej agresori i cili luftoi deri në fund kundra policisë duke plagosur 1 prej tyre. Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video teksa Amri i zotohej për besnikëri Shtetit Islamik.
Dy policët që arritën të kapnin terroristin 24-vjeçar u vlerësuan si heronj. Përveç Italisë, Gjermanisë dhe Francës, më herët këtë vit, Amri kishte si qëllim të lëvizte për në Angli.