Një ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Unazës së Re në kryeqytet, ku 37-vjecari Marjan Levanti plagosi me thikë familjarët e ish-gruas pas një konflikti, kanë dalë edhe pamjet e para nga brenda banesës.
Në videon e publikuar nga “tvklan”, duket kuzhina e mbuluar me njolla gjaku. Po ashtu njolla gjaku ka dhe në shkallët dalëse të banesës, dëshmi kjo e përpjekjeve që kanë bërë të plagosurit për t’ju larguar agresorit.
Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së premtes, rreth orës 20:30, kur Marjan Levanti shkoi tek banesa e ish-gruas së tij, Elena Levanti ( Kocaqi), e cila jetonte me dy prindërit dhe të vëllain.