Për herë të parë pas 28 vjetësh Mbretëresha Elizabet nuk ka marrë pjesë në meshën tradicionale së familjes mbretërore me rastin e Krishtlindjeve. Sipas mediave britanike mbretëresha ka qenë sëmurë me grip dhe kjo gjë e ka ndaluar të merrte pjesë në meshën e Krishtlindjeve në kishën e Sandringham .
Në meshë morën pjesë princi Charl me bashkëshorten Camilla dhe princi Harry.
Përveç mbretëreshës në meshë munguan dhe princi William, dukesha Kate dhe dy fëmijët e tyre George dhe Charlotte, të cilët preferuan të kalonin Krishtlindjet me familjen Middleton.